Pyetjet më të shpeshta!
A është trading realisht i mundur apo thjesht marketing në internet?
Trading është profesion real, por kërkon kohë, disiplinë dhe strukturë. Në këtë program mësoni mënyrën profesionale të analizimit të tregut, jo premtime të shpejta.
A mund ta filloj edhe nëse nuk kam asnjë njohuri?
Po. Kursi fillon nga bazat absolute dhe ndërton hap pas hapi deri në nivel të avancuar.
A është strategjia juaj realisht fituese?
Strategjia jonë ka treguar mesatarisht 72% win rate bazuar në statistika dhe backtest-e të dokumentuara. Me menaxhim korrekt risku, probabiliteti është në favorin tuaj.
Sa kohë duhet që të ndihem i sigurt në treg?
Kjo varet nga angazhimi juaj. Gjatë programit do kuptoni strukturën e tregut dhe do filloni të analizoni me logjikë, jo me hamendësim.
Sa kapital minimal më duhet për të filluar realisht?
Mund të filloni me kapital modest, por theksi kryesor është ndërtimi i aftësisë dhe menaxhimi korrekt i riskut, jo madhësia e llogarisë.
A do mësoni si të mos humbas para?
Humbjet janë pjesë e trading. Në kurs mësoni si t’i kontrolloni ato përmes risk management dhe disiplinës.
Çfarë ndodh nëse bëj gabime gjatë procesit?
Gabimet janë pjesë e zhvillimit. Për këtë arsye përfshihet mentorim dhe feedback gjatë dhe pas kursit.
A është ky kurs vetëm teori?
Jo. Përfshin praktikë reale, analiza live dhe mënyrën si mendojnë traderat profitabël.
A është e mundur të bëhem profitabël brenda pak muajsh?
Disa studentë përparojnë shpejt, të tjerë kërkojnë më shumë kohë. Qëllimi është të ndërtoni aftësi të qëndrueshme, jo fitime të rastësishme.
A do kem mbështetje pasi të përfundojë kursi?
Po. Programi përfshin periudhë mentorimi edhe pas përfundimit.
A mësoni Smart Money Concepts dhe struktura moderne të tregut?
Po. Programi përfshin analizë strukturore, likuiditet dhe mënyrën si institucionet lëvizin tregun.
A mund ta ndjek kursin nëse punoj full-time?
Po. Programi është i strukturuar që të mund të ndiqet paralelisht me punë ose studime.
Çfarë janë prop firms dhe a mësoni si të përgatitem për to?
Prop firms ofrojnë kapital për tradera që kalojnë evaluation. Në kurs mësoni strukturë risku dhe disiplinë që ndihmon në përgatitjen për këto sfida.
A është ky investim më i vlefshëm sesa të provoj vetë nga YouTube?
Informacioni falas është i shpërndarë dhe shpesh kontradiktor. Programi ofron strukturë të qartë, sistem dhe mentorim.
Çfarë më dallon nga 100 persona të tjerë që fillojnë trading?
Strategjia,Disiplina, menaxhimi i riskut dhe konsistenca. Këto janë elementet që theksohen fort gjatë programit.
Pse duhet të regjistrohem tani dhe jo më vonë?
Sa më herët të filloni të ndërtoni aftësi, aq më shpejt ndërtoni përvojë reale. Trading është një proces — dhe çdo ditë vonesë është një ditë pa progres.