Shumë traderë fillestarë fokusohen vetëm në hyrjet në treg, por sukses afatgjatë në trading lidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e riskut.
Risk management është mekanizmi që mbron kapitalin nga luhatjet e tregut. Profesionistët zakonisht përcaktojnë riskun për trade në një përqindje fikse të kapitalit dhe jo në bazë të emocioneve ose bindjeve momentale.
Konceptet si raporti risk/reward dhe kontrolli i ekspozimit total të pozicioneve janë shumë të rëndësishme. Një strategji mund të ketë edhe win rate jo shumë të lartë, por të jetë profitabile nëse raporti risk/reward është i optimizuar.
Disiplina në respektimin e stop loss dhe planit trading është faktor kritik në performancën afatgjatë.
